Prebreza nënshkruan kontratën për rrugën e Uglarit në vlerë prej 1.3 milionë eurosh

Kosova

Prebreza nënshkruan kontratën për rrugën e Uglarit në vlerë prej 1.3 milionë eurosh

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 18:31
Valon Prebreza

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit të rrugës së Uglarit, në vlerë prej 1.3 milionë eurosh.

Përmes një postimi në Facebook, Prebreza bëri të ditur se kontrata është nënshkruar sot, duke theksuar se komuna po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në shërbim të qytetarëve.

Postim i plotë:

Sot nënshkrova kontratën për realizimin e rrugës së Uglarit, në vlerë prej 1.3 milionë eurosh.

Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të qytetarëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat