Ndërron jetë mjeku Xhafer Morina

Kosova

Ndërron jetë mjeku Xhafer Morina

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 08:36
Xhafer Morina

Ka ndërruar jetë Dr. Xhafer Morina, specialist i mjekësisë interne, i cili për vite ushtronte profesionin e tij në Klinë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, përmes një njoftimi mortor.

Dr. Morina ishte internist dhe ofronte shërbime shëndetësore në Poliklinikën “Biolab Zafi” në Klinë, ku trajtonte pacientë me probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe sëmundjet e fushës së kardiologjisë.

Familjarët kanë bërë të ditur se informacionet lidhur me kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do t’i publikojnë në vijim.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat