Reshje të shumta të borës, dëmtohet ura te Liqeni i Badovcit

Kosova

Reshje të shumta të borës, dëmtohet ura te Liqeni i Badovcit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:36
Dëmtohet ura te Liqeni i Badovcit

Reshje të shumta të borës pati gjatë ditëve të fundit, sidomos gjatë natës së kaluar dhe sot.

Kësisoj si pasojë e këtyre reshjeve pati edhe probleme të mëdha në qarkullimin e shumë qytetarëve anembanë vendit.

Si pasojë e reshjeve të borës është dëmtuar edhe ura tek Liqeni i Badovcit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Kjo magjistrale është shumë e frekuentuar, por pavarësisht kësaj mbrëmë pati ankesa të shumta për mos-pastrimin e rrugëve në këtë anë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat