U.D. Kryeprokurori Enis Gashi, mbajti takim falënderimi për kontributin dhe punën e kryer te prokurorit Nazmi Krasniqi ne Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Kosova

U.D. Kryeprokurori Enis Gashi, mbajti takim falënderimi për kontributin dhe punën e kryer te prokurorit Nazmi Krasniqi ne Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 09:14
Pamje nga takimi

Gjakovë, 12 gusht 2022 - Prokuroria Themelore Gjakovë, ka organizuar takim me rastin e transferimit të prokurorit Nazmi Krasniqi nga Prokuroria Themelore Gjakovë, në Prokurorinë Themelore Prishtinë.

U.D. Kryeprokurori Enis Gashi, mbajti takim falënderimi për kontributin dhe punën e kryer te prokurorit Nazmi Krasniqi ne Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Me ketë rast, U.D. Kryeprokurori Gashi ka ndarë mirënjohje dhe ka falënderuar të njëjtin për punën e tij dhe kontributin e dhënë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, po ashtu, prokurorit Krasniqi i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës profesionale.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat