Detaje/ Drejtori i Bujqësisë në Deçan Rifat Stojkaj vdiq në një aksident trafiku në fshatin Lloqan

Kosova

Detaje/ Drejtori i Bujqësisë në Deçan Rifat Stojkaj vdiq në një aksident trafiku në fshatin Lloqan

Më: 11 maj 2026 Në ora: 07:30 Përditësuar në ora: 09:43 më 11.05.2026
Rifat Stojkaj

Rifat Stojkaj vdiq në një aksident trafiku në fshatin Lloqan, policia jep detaje

Drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj ka vdekur pas një vetaksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan.

Sipas policisë, drejtuesi kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës.

I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës, por fatkeqësisht aty ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Ju informojmë se me datën 11 maj 2026, rreth orës 01:40, Policia është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan-Deçan.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Në këtë vetaksident ishte e përfshirё një vetur me targa vendore.

Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs.

Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirpo aty ka ndёrruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat