Qendra e Skijimit Brezovica do të bëhet me pajisjen Baby Ski Lift

Kosova

Qendra e Skijimit Brezovica do të bëhet me pajisjen Baby Ski Lift

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 16:04
Fotoilustrim

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, më 29 tetor, mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për përmbushjen e mandatit të saj.

Duke qenë se është duke u afruar sezoni dimëror dhe në mënyrë që të përmirësohen kushtet te ndërmarrja shoqërore Inex Sharr Planina – Qendra e Skijimit Brezovica, Bordi mori vendim për blerjen dhe instalimin e pajisjes Baby Ski Lift, investim ky që synon krijimin e kushteve për mësimin e skijimit nga fëmijët dhe fillestarët.

Bordi në pajtim me mandatin e tij vendosi për shpalljen e valës së privatizimit ShAL 77 me 87 asete. Duke respektuar kërkesat e institucioneve për largim të aseteve nga valët për shkak të interesit të përgjithshëm publik, bordi vendosi për largimin e dy aseteve nga ShAL/76, Njësia 01 ndërmarrja shoqërore Bankkos - lokali në Deçan dhe njësia 67 ndërmarrja shoqërore Agroprodukti Toka në Shipashnicë e Poshtme.

Sa i përket procesit të shitjeve direkte Bordi i Drejtorëve të APK-së aprovoi si të ligjshme 6 kërkesa dhe udhëzoi menaxhmentin për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme, kurse 14 kërkesa u refuzuan dhe një kërkesë u largua nga rendi i ditës për harmonizim të mëtutjeshëm.

Po ashtu, u miratuan shtatë raporte përfundimtare të shitjes direkte përfshirë çmimi i shitjes si dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e përmbylljes së shitjes.

Lidhur me shitjes e banesave të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi aprovoi raportin e Komisionit, ku një rast ishe aprovim, tri raste refuzime dhe një rast ishte jashtë kompetencave të Agjencisë.

Sa i përket qiradhënies sipas kërkesës Bordit u trajtua raporti informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit III të aseteve të lëshuara me qira, lidhur me evidentimin e rasteve eventuale të nën-qiradhënies dhe raportin informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit III të aseteve – tokave bujqësore të lëshuara me qira - evidentimi i ndërtimeve eventuale me material të fortë.

Bordi, po ashtu, aprovoi qiradhënien direkte sipas kërkesës së Telekomit të Kosovës për asetin hapësirën afariste në Mitrovicë të Veriut, pronë e ndërmarrje shoqërore Trepça, si dhe miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e ndërmarrjeve NIN Ramiz Sadiku PRZ017 në shumë 54,219.17 euro për 32 kreditorë, ndërmarrjen shoqërore KB Drenica PRN011 në shumë totale 14,550.40 për 12 kreditorë dhe ndërmarrjen shoqërore Eximkos PRN092 në shumë totale 15,638.39 euro për 12 kreditorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat