Komuna e Obiliqit hap shtatë pozita pune për persona me aftësi të kufizuara

Kosova

Komuna e Obiliqit hap shtatë pozita pune për persona me aftësi të kufizuara

Nga: A.SH Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 17:31
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se ka mbështetur nismën për hapjen e shtatë pozitave të asistentit administrativ në komunë, të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara.

Thaçi ka thënë se kjo nismë synon krijimin e mundësive të barabarta për punësim dhe zhvillimin e aftësive të tyre. Ai ka theksuar se komuna do të vazhdojë të krijojë mundësi konkrete për përfshirjen e të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë:

SHTATË POZITA PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË OBILIQ

Sot mbështeta nismën për krijimin e shtatë pozitave të asistentit administrativ në Komunën e Obiliqit, të dedikuara për persona me aftësi të kufizuara, me qëllim krijimin e mundësive të barabarta për angazhim dhe zhvillim të aftësive të tyre.

Përmes kësaj nisme, duam t’u japim më shumë hapësirë aftësive dhe potencialit të qytetarëve që përballen me pengesa në punësim.

Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të krijojë mundësi konkrete, sepse zhvillimi i komunës duhet t’i përfshijë të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat