​Ngjarjet e datës 17 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 17 nëntor

Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 21:52
Gjykata Speciale

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike prezanton ndërlidhjen e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me Sistemin për Menaxhimin e Pagave (SMP) dhe Thesarin. (Amfiteatri i ndërtesës Rilindja, ora 09:00)

Shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë. (Gjykata Speciale, Hagë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025; Të ftuar: Bordi i KPMM-së; Njoftim lidhur me mbylljen e tri konkurseve për tri pozitat në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU); Diskutim mbi organizimin e tryezës lidhur me përafrimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit me Direktivat e Bashkimit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi diskuton raportin me shkrim të Bordit të SHSKUK-së, lidhur me listat e pritjes në institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësore shëndetësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë viti 2026 dhe furnizimin me pajisje medicinale; Formimi i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Instituti GAP prezanton raportin “Përputhja e buxhetit të Kosovës me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (2021-2025)”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Borut Blaj, ambasador i Sllovenisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Komisioni për Arsim dhe Shkencë diskuton lidhur me Arsimin e Lartë Privat në Kosovë. Të ftuar: Bartësit e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 12:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban takim me Jonathan Hargreave, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 13:00)

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 15:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, të ftuar Bordi i KPMM-së. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës, 15:30

Aleanca mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e Aleancës, Prishtinë, ora 18:00)

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media. (Selia e Aleancës, Prishtinë, ora 18:30)

Promovohet vepra e plotë e autorit Blendi Fevziu, një koleksion prej 14 librash që sjell në një botim të përmbledhur krijimtarinë e tij. (Qendra e Zhvillimit Agim Lluka, Dukagjini Center, Lakërishtë, ora 18:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat