Lagjja e Spitalit tash e sa orë mbetet në terr, KEDS hesht

Kosova

Lagjja e Spitalit tash e sa orë mbetet në terr, KEDS hesht

Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 17:59
Fotoilustrim

Pjesa më e madhe e Lagjes së Spitalit në Prishtinë ndodhet tash e sa orë në terr. Mungesë të dritave ka edhe në lagjen Mati 1.

Aktualisht nuk dihet nëse mungesa e energjisë elektrike është pjesë e reduktimeve apo e ndonjë defekti.

KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësen e KEDS-it Bleona Dallaveraj për të kërkuar sqarime, por kjo e fundit nuk ishte e qasshëm.

Qeveria sot ka miratuar propozimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim vjen si përgjigje ndaj bllokimit të dy linjave të interkoneksionit prej 400 kilovoltësh nga Serbia, të cilat, sipas tij, pamundësojnë transitin e energjisë elektrike nga shtetet e tjera drejt Kosovës.

Ndërkohë, ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, deklaroi për KosovaPress se kriza aktuale energjetike në Kosovë mund të ishte shmangur nëse do të vazhdoheshin projektet për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike dhe rehabilitimin e termocentraleve ekzistuese.

Madje, Çeku nuk përjashton mundësinë që të rritet çmimi i energjisë elektrike, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe krizat globale.

Sipas tij, zgjidhja e qëndrueshme mbetet rritja e prodhimit vendor përmes investimeve në kapacitete të reja energjetike, pasi vendi po paguan kosto të larta për importin e energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat