​Punëtorja kërcënohet me thikë, grabitësi merr paratë dhe zhduket

Kronikë

​Punëtorja kërcënohet me thikë, grabitësi merr paratë dhe zhduket

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 11:31
Fotoilustrim

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, ku një punëtore e një marketi ka raportuar se është kërcënuar me thikë nga një person i panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 22:02.

I dyshuari, nën kërcënimin e mjetit të mprehtë, dyshohet se ka grabitur nga marketi shumën prej 375 eurosh, më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat