Hyn ilegalisht në Kosovë, deportohet dhe rikthehet sërish brenda pak orësh

Kronikë

Hyn ilegalisht në Kosovë, deportohet dhe rikthehet sërish brenda pak orësh

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 10:58
Fotoilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 14:30, kur i dyshuari është ndaluar nga zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është deportuar nga Kosova, transmeton “Bota sot”.

Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, në orën 17:59, i njëjti person është hasur përsëri në territorin e Kosovës.

Ai është arrestuar sërish dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat