Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një sasi marihuane, transmeton “Bota sot”.
Rasti ka ndodhur më 17 nëntor 2026, rreth orës 17:40.
Sipas raportit të Policisë, arma dhe gjashtë fishekët janë konfiskuar, ndërsa sasia e marihuanës së gjetur ishte 1.0 gram.
I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.