Policia e Kosovës ka publikuar raport shtesë lidhur me dy rastet e grabitjeve në Gjakovë, për të cilat dy persona janë arrestuar më 17 nëntor, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit, gjatë kontrolleve të realizuara në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator, shtatë fishekë, një shumë parash, një sasi ari dhe veshmbathje të ndryshme, që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe telefonat celularë të të dyshuarve, si dhe një veturë.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.