Viti: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij

Kronikë

Viti: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 09:44
Fotoilustrim

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Viti.

Sipas raportit të Policisë, viktima, shtetas i Kosovës, jetonte i vetëm, ndërsa trupi i tij i pajetë është gjetur të mërkurën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim 24-orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat