Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tij në Zubin Potok, ku jetonte i vetëm.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 20:20, kur viktima mashkull është gjetur në shtëpinë e tij dhe për të është kërkuar ndihma mjekësore, transmeton "Bota sot".
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët e kanë transportuar personin drejt spitalit. Megjithatë, pas arritjes në spital, mjekët kanë konstatuar se ai kishte mbërritur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen pas ekzaminimeve përkatëse.