Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, transmeton “Bota sot”.
Ndërkohë, Policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 276 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.
Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 17 persona, 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë në vuajtje të dënimit. Nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.
Statistikat kryesore:
Aksidente me fatalitet: 0
Aksidente me të lënduar: 21
Aksidente me dëme materiale: 31
Tiketa trafiku: 2,276
Persona të arrestuar: 17
Persona në mbajtje: 12
Persona në ndalim policor: 0
Persona në vuajtje të dënimit: 3