Sulmohen brutalisht dy policë në Mitrovicën e Veriut, pësojnë lëndime të rënda trupore

Kronikë

Sulmohen brutalisht dy policë në Mitrovicën e Veriut, pësojnë lëndime të rënda trupore

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 09:44
Fotoilustrim

Katër persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 01:15.

Pas sulmit, dy policët e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në kuadër të hetimeve, policia ka kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e personave të dyshuar, ku ka gjetur dhe konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta, për të cilat kishte leje valide.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Raporti i policisë:

Mitrovicë Veri / 18.11.2026 – 01:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovare pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar, zyrtarë policorë. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e  të dyshuarve janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat