​Dy vetura raportohen të vjedhura, njëra gjendet – arsyeja pse ishte ‘marrë’ befason Policinë

Kronikë

​Dy vetura raportohen të vjedhura, njëra gjendet – arsyeja pse ishte ‘marrë’ befason Policinë

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 12:53
Fotoilustrim

Dy automjete të raportuara si të vjedhura në Prizren dhe Suharekë janë gjetur nga Policia e Kosovës brenda 24 orëve.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyja rastet janë raportuar më 16 nëntor 2026, ndërsa automjetet janë lokalizuar një ditë më vonë, më 17 nëntor.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Reshtan të Suharekës, ku pronari i një autoservisi ka raportuar se persona të panjohur kishin vjedhur një automjet të tipit Fiat Doblo, i cili ishte lënë për riparim nga një klient.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta gjejë automjetin pranë hyrje-daljes së autostradës në fshatin Duhel.

Automjeti është sekuestruar përkohësisht për ekzaminime dhe pritet t'i kthehet pronarit pas përfundimit të procedurave, ndërsa hetimet për identifikimin e personave përgjegjës po vazhdojnë.

Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në lagjen Dardania të Prizrenit, ku një qytetar kishte njoftuar Policinë për zhdukjen e automjetit të tij të markës Mitsubishi nga vendi ku e kishte parkuar.

Hetuesit kanë identifikuar personin e dyshuar më 17 nëntor, rreth orës 09:00.

Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se punon si agjent për sigurimin e automjeteve dhe se veturën e kishte marrë gabimisht, duke e ngatërruar me një tjetër të modelit të njëjtë.

Sipas deklaratës së tij, ngatërrimi kishte ndodhur gjatë një marrëveshjeje me një klient për regjistrimin e një automjeti.

Pas sqarimit të rrethanave, vetura i është kthyer pronarit në gjendje të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe lënda është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, hetimet për rastin e automjetit të marrë nga autoservisi në Suharekë po vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat