Dyshohet për 3 mijë e 800 euro të falsifikuara në Prizren, paratë deponohen nga gjashtë klientë në bankë

Kronikë

Dyshohet për 3 mijë e 800 euro të falsifikuara në Prizren, paratë deponohen nga gjashtë klientë në bankë

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 09:33
Fotoilustrim

Një shumë prej 3 mijë e 800 eurosh, që dyshohet të jenë para të falsifikuara, është dorëzuar në Policinë e Kosovës nga menaxheri i një banke private në Prizren, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit të Policisë, paratë dyshohet se janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm, gjatë periudhës 14 deri më 29 tetor 2026.

Rasti është raportuar më 17 nëntor, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar hetimi.

Paratë janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim, me qëllim të verifikimit të autenticitetit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat