Lipjan: Ra nga një objekt, punëtori përfundon në QKUK

Kronikë

Lipjan: Ra nga një objekt, punëtori përfundon në QKUK

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 08:43
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi një punëtor është lënduar gjatë kohës sa ishte duke punuar në një objekt.

Rasti ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 10:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan. Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është rrëzuar gjatë punës dhe ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, një person i dyshuar është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Policia e ka evidentuar rastin si “Asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse apo rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat