Tre raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë dy ditëve të fundit në Pejë dhe Klinë, ku në dy raste viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Në Pejë, më 19 shtator 2026, është arrestuar një grua kosovare, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër është raportuar në Klinë më 20 shtator, rreth orës 12:00. Policia ka arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase të huaj. Edhe në këtë rast, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Pejë, më 20 shtator rreth orës 18:10, është raportuar se një grua kosovare ka tentuar të sulmojë një grua tjetër kosovare. Gjatë përpjekjes për ta larguar të dyshuarën, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.