51 aksidente dhe 2225 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Kronikë

51 aksidente dhe 2225 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 10:50
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2225 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 28 persona, 17 i ka dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat