Zhduket një vajzë nga strehimorja në Lipjan, policia nis hetimet

Kronikë

Zhduket një vajzë nga strehimorja në Lipjan, policia nis hetimet

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:18
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar një rast i personit të zhdukur në Lipjan.

Rasti është raportuar nga një burrë, i cili ka njoftuar policinë se mbesa e tij, e cila jetonte në një strehimore, është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 26 nëntor, rreth orës 17:00.

“Ankuesi mashkull, ka raportuar se mbesa e tij, e cila ka qenë duke jetuar në strehimore, është larguar dhe nuk di për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat