Gani Geci: Ja ideologjia e përbashkët e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Lajme

Gani Geci: Ja ideologjia e përbashkët e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Nga: N.Sh. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 10:55
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci përmes një postimi në Facebook, ka folur për një gjë të përbashkët që e kanë Hashim Thaçi dhe Albin Kurti.

Geci thotë se Thaçi e Kurti mësues ideologjik e kanë pasur Rexhep Qosjen.

Sipas tij, ndryshe nga ta, Geci mësues ideologjik e ka pasur Ibrahim Rugovën.

Geci shkruan se LDK-së e mbështet jo për njerëzit që janë aty, por për shkak se është e vemtja parti në Kosovë me orientime programore të djathta.

Ja shkrimi i plotë:

Dallimi im dhe i këtyre të dyve, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit është mësuesi ideologjik, këta e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen, ndërsa unë e kam pasur Ibrahim Rugovën.

E mbroj LDK-në jo për njerëz që janë aty por është e vetmja parti në Republikën e Kosovës me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat