Tri kurthet e Uashingtonit dhe Brukselit për Serbinë

Lajme

Tri kurthet e Uashingtonit dhe Brukselit për Serbinë

Nga: F. B. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Aleksandër Vuçiq

Serbinë në muajt e ardhshëm e presin sfida të mëdha, Kosova, Republika Srpska dhe raportet me Kinën e Rusinë dhe nëse nuk luan sipas diktatit perëndimor të qendrave të fuqisë mund të përballet me pasoja serioze politike dhe sanksione ekonomike nga ShBA edhe BE, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas informatave, Beogradi zyrtar shpejtë do të përballet me kërkesa të hapura që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë OKB dhe të ndaloj pajisjen dhe armatimin nga Rusia dhe ngadalësoj ardhjen e investimeve kineze.

Ky ngushtim i rrethit rreth Serbisë është paralajmëruar në Uashington nga lotuesit shqiptar Engel, Ollbrajt dhe Server.

Ata kanë deponuar qëndrimet si duhet të sillet administrata e re e Biden me Ballkanin dhe hapur kërkuan bllokimin e hyrjes së Serbisë në BE derisa nuk pranohet Kosova, heqja dorë nga RS dhe shkëputja e lidhjeve me Moskën edhe Pekinin.

Engel, Ollbrajt dhe Server, promotorët e pavarësisë së Kosovës i kanë sugjeruar Bidenit  të bëj ri-kthesë në politikën ndaj Serbisë të cilën e zhvilloi Trump deir tash dhe të bëjë presion ndaj Vuçiqit rreth tri çështjeve – Kosovës, BeH dhe nxjerrjen e Rusisë dhe Kinës nga regjioni.

Vuçiq e ka pranuar se Serbia ndodhet në situatë të rëndë dhe presione:

“Tash po shihet sa kam pas të drejtë kur kam thënë se qëndrimet e Bidenit nuk i shkojnë për shtati Serbisë. Do të përballemi me presionet më të mëdha për njohjen e Kosovës, që nuk e kam fshehur. Disa i gëzohen këtij presioni por ai nuk është kundër meje po kundër të gjithë serbëve” ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk do të flas keq për Engel edhe Ollbrajt: “Pres presion për Srpska, do luftojmë me të vërtetën dhe të ruajmë interesat tona. Po të nënshkruaja pavarësinë e Kosovës pa qeverinë do merrja çmimin Nobel, sikurse nëse them se nuk do ketë mbështetje për Srpska do bëhesha demokrat edhe i mirë”.

Engel, Ollbrajt e Server kërkuan nga BE që së bashku me ShBA të nisin ofensivën në regjion, ndërsa mos-hapja e kapitujve për Serbinë dhe ftesa drejtuar vendeve që se kanë njohur Kosovën janë dëshmi të koordinimit të veprimeve

Dragomir Angjelkoviç analist mendon se Bidenin e pret sinkronizimi i politikës me Gjermaninë për dallim nga Trump që kishte politikë të vetën dhe nuk merrte parasysh BE-në.

“Lobuesit shqiptar dhe ata nga Sarajeva së bashku me partnerët në BE dhe Amerikë tentojnë të bëjnë presion mbi Biden dhe struktura evropiane për të vendosur çështjen e Kosovës në maja të agjendës dhe të nisin aksionet kundër Serbisë. Ne duhet të kundërvihemi sepse nëse tregojmë dobësi edhe më shumë rriten presionet. Duhet dërgojmë sinjal të qartë se nëse ka presione ne orientohemi drejtë Moskës edhe Pekinit dhe heqim dorë nga integrimi evropian” tha ai.

Dejan S. Miletiç nga Qendra për hulumtim të globalizmit tha se dallëndyshet e pas-kohës së Klintonit kanë ngritur kokën:

“Politika që propozojnë ata veç është treguar e gabuar edhe për interesa amerikane . Nuk shoh hapësirë për hakmarrje edhe komplikime të situatës në regjion. Nuk ka presione që mund të realizohen dhe që disa i duan. Nuk shoh dobi që mund të kenë nga presionet ndaj Serbisë dhe popullit serb, përveç shtyrjes së Serbisë drejt Kinës edhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat