Sheshel: Vuçiq do të helmohet

Lajme

Sheshel: Vuçiq do të helmohet

Nga: F.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Sheshel

Kreu i Partisë Radikale serbe sot në mëngjes në TV Pink ka tërhequr vërejtjen se po rrezikohet jeta e presidentit të Serbisë Vuçiq, se po kërcënohet me helmim, prandaj ai në takime ndërkombëtare duhet të dërgoj bashkëpunëtorët, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij në takimet ndërkombëtare atë duhet të e zëvendësojnë të dërguarit sepse gjatë qëndrimit jashtë vendit , ai mund të helmohet.

Sheshel ka thënë se Vuçiq iu pengon amerikanëve, të cilët për realizimin e qëllimeve të tyre, qysh tash janë duke përgatitur pasardhësin e tij nga opozita serbe.

“Kjo do të thotë se në vitin 2021, amerikanët do të përpiqen të arrijnë maksimumin për vete në tri fronte, së pari ata duan ta rrëzojnë Vuçiqin, qysh moti”, thotë Sheshel.

Ai shtoi se amerikanët kanë qëllime edhe plane afatgjata që ndërlidhen me këto hapësira.

“Para së gjithave ata duan të përfundojnë me çështjen e Kosovës. Do të bëjnë presion ndaj 5 vendeve të BE-së që të pranojnë Kosovën, Pastaj duan që të shkatërrojnë Srpsken”, shprehet Sheshel.

Kreu i radikalëve serb Sheshel ka thënë se në takimet jashtë vendit në të cilat duhet të jetë Serbia, duhet përfaqësuar nga ministrat, sepse Vuçiq mund të helmohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat