Drecun: Pason ndërprerje e gjatë e dialogut

Lajme

Drecun: Pason ndërprerje e gjatë e dialogut

Nga: F. B. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:36
Drecun

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë o të sjell ndërprerje të gjatë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë Milovan Drecun, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Drecun për “Tanjug” theksoi se duke marr parasysh se qeveria e Hotit do të ketë mandat teknik deri në zgjedhje të Kuvendit të ri dhe formimin e pushtetit ekzekutiv në Kosovë, Në Prishtinë nuk do të ketë partner përgjegjës edhe të besueshëm për vazhdimin e dialogut, pra as formim të Asociacionit, pa të cilin nuk mund të ketë vazhdim eventual të bisedimeve.

"Nuk besoj se kushdo qoftë në Prishtinë mund të i lejoj vetës luksin politik që thotë se mund të vazhdoj bisedimet me Beogradin, që të arrihet ndonjë marrëveshja dhe të përmbushen ato. Mendoj se për shkka të situatës politike e skandaloze do kemi pengesë dhe ndërprerje më të gjatë të dialogut”, tha Drecun.

Sipas tij nëse pushtetin ekzekutiv e fiton Vetëvendosje, atëherë pothuajse do të jetë e pamundur vazhdimi i bisedimeve, duke njohur qëndrimet ekstreme të Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Drecun shprehet se situata është e rëndë dhe mundet shtesë të rrezikoj sigurinë e serbëve.

Problematike është edhe fakti a do të ketë akuza të reja kundër pjesëtarëve të UÇK-së, kush mund të jenë ata dhe si do gjendet bie fjala PDK pasi krerët e saj Thaçi e Veseli janë në burg dhe a do ketë më pak a më shumë vota.

"Gjërat nuk mund të parashikohen, por një gjë është e sigurt Vetëvendosje do ketë rezultat të mirë zgjedhor”, tha ai.

Hulumtimet japin të kuptohet se VV do të ketë shumicën dhe kjo intrigon për shkak të qëndrimeve ekstreme dhe faktit se kur Kurti ishte kryeministër kanë bërë çdo gjë mos të vazhdohen bisedimet.

"Pason situatë kur do ketë ri-kompozim të skenës politike mes shqiptarëve, por në cilin drejtim do të shkohet”, tha Drecun.

Ai shprehet se mund të kalojë shumë kohë deri në formim të qeverisë së re, pasia politikanët shqiptar njihen për atë se iu duhet shumë kohë për formim të shumicës.

"Në ndërkohë do të kemi ardhjen e administratës së re në Shtëpinë e Bardhë, kështu do ketë një thurje të rrethanave që nuk u parashikua dhe që në mënyrë thelbësore ndikon në dialog", përfundoi Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat