Në Serbi jepet doza e dytë e vaksinës për serbët e Kosovës

Lajme

Në Serbi jepet doza e dytë e vaksinës për serbët e Kosovës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Dhënia e dozës së dytë të vaksinës së koronavirusit për qytetarët serbë të Kosovës do të fillojë sot në tri pikat e kontrollit në Rashkë, Kurshumli dhe Bujanovc.

Kjo u bë e ditur nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën.

“Falë Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq, sasi të mjaftueshme të vaksinave janë siguruar për të gjithë qytetarët e interesuar nga Kosova. Për të gjithë ata, Zyra për Kosovë organizon transportin për imunizim”, njofton kjo zyre, raporton Kosovo Online.

Sipas raportimeve të mediave serbe, deri më tani, më shumë se 7000 persona nga Kosova kanë marrë vaksinën e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat