Më 8 mars “marshohet, s’festohet”

Lajme

Më 8 mars “marshohet, s’festohet”

Më: 6 mars 2021 Në ora: 20:30
Arkiv

Marsh protestues kundër vrasjes e dhunës ndaj grave ka paralajmëruar për të hënën kolektivi “Marshojmë S’Festojmë”.

“Kolektivi i ‘Marshojmë s'Festojmë’, i përbërë prej aktivistëve, aktivisteve, studentëve, studenteve e organizatave të shoqërisë civile këtë vit, më 8 Mars, organizon përsëri marshin tradicional, këtë herë me temën: “Kundër patriarkatit që vret”. Me këtë rast ne kemi vendosur që t’i targetojmë të gjithë dhunën dhe vrasjet që po ndodhin ndaj grave vetëm për faktin se ato janë gra”, ka thënë aktivistja Adelina Tërshani.

Teksa ka folur për rastet e dhunës ndaj grave, aktivistja Adelina Tërshani ka bërë të ditur se raportimi i tyre ka shënuar rritje gjatë pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, ajo ka kërkuar angazhim më të madh të institucioneve.

“Gjatë pandemisë është rritur raportimi dhe kjo ne na ka gëzuar, sepse shpërfaq njëfarë vetëdijesimi të grave e vajzave që kjo dhunë që iu ndodh atyre duhet të raportohet. Jo gjithmonë është gjetur një guxim i tillë duke e ditur se edhe institucionet nuk janë shumë përkrahëse dhe nuk i trajtojnë me prioritet e me seriozitet rastet e dhunës ndaj grave”, ka thënë ajo.

Marshi më 8 mars do të mbahet duke e përfillur distancën sociale dhe do të shtrihet në 15 komuna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat