“Flakareshë e ashpër e Evropës për Vuçiqin”

Lajme

“Flakareshë e ashpër e Evropës për Vuçiqin”

Nga: F.B Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:19
Aleksandar Vuçiq

Me 538 vota për, vetëm 69 kundër, Evropa definitiv i ka dhënë flakareshë Vuçiqit duke vërtetuar se Serbia është jodemokratike, e mbyllur dhe shtet njëpartiak me të cilën sundon një person, shkruajnë mediat serbe, transmeton gazeta "Bota sot".

Në raportin mbi Serbinë thuhet se i vjen keq për mungesën e përparimit në shumë reforma kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE dhe kthimin prapa në çështjet kyçe që kanë të bëjnë me bashkëngjitjen në BE.

Me vetëm disa qasje pozitive, qartë sikur dita është se Serbia nuk përmbush obligimet dhe urgjent duhet të zgjidh aferat Jovanjica, Krushik, Telekom dhe Savamala.

Kërkohet hetim dhe po ashtu kjo përbën goditje të fuqishme ndaj SNS që me ditë para shqyrtimit të raportit në PE loboi dhe kërkoi ndalimin e këtyre aferave në raportin e PE.

Posaçërisht thuhet s urgjent duhet te vendoset liria e medieve, e dihet mire s shumicën e medieve të shkruara e elektronike janë nën kontrollin e pushtetit, përderisa sulmet në mediet e lira edhe të pavarura si “Krik”, “Crta” tejkalojnë kufijtë e lejuar.

Në fund, vjen edhe një vërejtje e madhe ndaj Kuvendit të Serbisë, në të cilin thuhet se nuk ka opozitë dhe atje mendon një-mendimi.

Të gjitha këto përbën goditje të fortë ndaj Vuçiqit, pushtetit në Serbia si dhe ajo se Evropa me shumë kujdes përcjellë zhvillimet në vendin tonë dhe absolutisht situatën e parregulluar pothuajse në të gjitha sferat e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat