Ridvan Berishën e suspendojnë nga RTK-ja

Lajme

Ridvan Berishën e suspendojnë nga RTK-ja

Më: 29 mars 2021 Në ora: 16:10
Ridvan Berisha

Gazetari Ridvan Berisha njofton se është suspenduar nga puna, e për këtë e bën fajtor ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.

Berisha ka përmendur edhe disa kolegë të tij në RTK që sipas tij kanë ndikuar në suspendim.

Ai i quan oportunistë Festim Kabashin, Xhymret Veliun dhe Ngadhnjim Kastratin.

“Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne”, shkruan ai ndër të tjera në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, një punë sapo të mbaruan oportunet e konformistët, drejtues në RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nën mbështetjen e Ngadhnjim Kastratit. Më suspeduan në ditën e parë që ju e moret ta udheheqni Qeverinë duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gëzoheni pa mase këtij suspendimi, siç keni bërë fushatë të tmerrshme linçuese vite më parë kundër meje.

Uroj që këta kalkulante të jenë në tavolinën tuaj për shpërblim, një punë ta mbaruan nën kalkulimin e qartë se e meritojne t’i mbajnë pozitat. Në ekran s’do të jem për sa kohë që komisini disiplinor ta trajtoje çështjen e përsekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojnë. Por por Kabashët e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetarë bordi te RTK duhet ta dijnë se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite më parë duke ma heqe emisionin, edhe kjo dramë teatrale kundër meje nën pritjet per kalkulim me ju, e kanë një epilog, do t ‘me japin vetem force e imunitet.

Turp ju qoftë more të padinjitetshëm!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat