Imamët e Luginës të bëhen shembull i unitetit

Lajme

Imamët e Luginës të bëhen shembull i unitetit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Për nder të fillimit muajit të Ramazanit Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqitarë në Serbi, Ragmi Mustafa, vizitoi 
bashkësitë fetare e prijësit fetar të Luginës së Preshevës për t’i uruar muajin që simbolizon sakrificën dhe besimin  në Zotin.

Ai i falënderoj për mikpritjen bujare e për bashkëbisedimet përmbajtësore, për këshillat e sugjerimet e vyeshme që në këtë muaj nxisin mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria kur edhe ramazanin e dytë po e përjetojmë nën pandeminë globale me Covid-19.

"Në cilësinë e kryetarit Këshilli Kombëtar Shqiptar, respektoj dhe çmoj lartë organizimin fetar si mburoja e fundit e identitetit tonë kulturor e kombëtar", tha Ragmi Mustafa. 

Sipas tij mbi këtë peshë në këtë muaj të lartësimit shpirtëror, afrimit dhe manifestimit të unitetit, muajin e udhërrëfimit dhe mëshirës, muajin e edukimit dhe vetëmposhtjes, muajin e lirisë dhe vëllazërisë, ftojë gjithë imamët e gjitha xhamiave pa dallim në Luginën e Preshevës, le të bëhen shembull i bashkimit e unitet për popullin.

Le të jetë ky muaj që përcakton sjelljen tonë, na zbut zemrat e përbashkon bashkësitë fetare në një organizatë të vetme të gjithsecilit e për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat