Marinika Tepiç ka premtuar copëtimin e Serbisë!

Lajme

Marinika Tepiç ka premtuar copëtimin e Serbisë!

Nga: F.B Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:03
Marinika Tepiç

Kreu i dikurshëm i Kuvendit komunal të Zajeçarit dhe menaxheri i i estradës Sasha Mirkoviç ka shpreh konstatime tronditëse ndaj nënkryetares së SSP, partisë së Dragab Gjilasit dhe të punësuarës në kompaninë e tij private  Marinika Tepiç se ka plan copëtimin e Serbisë, shkruan “Alo” transmeton “Bota sot”.

Mirkoviç thotë se Tepiç me dekada përmes veprimit të saj politik angazhohet për copëtimin e Serbisë, opinionit i është e njohur deklarata e saj se do të jetë ndër të parët që do nënshkruajë propozimin nëse në Kuvend të Serbisë shpall njohjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Si shprehet Mirkoviç, Tepiç hapur punon për interesa të shërbimeve informative të shteteve të huaja.

“Rumania e bukur Marinika Tepiç ka qëndrime ndarëse, ndërsa Serbinë e përjeton si okupatore të Banatit. Shefave të saj të shërbimeve informative të vendit të saj amë Rumanisë i ka premtuar se kur të vijnë në pushtet në Serbi, do të “kthejë” Banatin Rumanisë. Gjilas dhe Sholak e mbështesin në ndarjen e Serbisë”, ka shkruar Mirkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat