​Komuna e Skenderajt do të ndajë 164 bursa për studentë

Lajme

​Komuna e Skenderajt do të ndajë 164 bursa për studentë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Komuna e Skenderaj ka shpallur sot thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin 2021.

Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se këtë vit do të ndahen 164 bursa për po aq studentë, me nga 300 euro për secilin prej tyre.

“Po ashtu kërkoj nga donatorët, bizneset dhe qytetarët e vullnetit të mirë që të bashkëngjiten edhe këtë vit, në përkrahje të studentëve të komunës sonë.

Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni. Afati i fundit për aplikim është 17.06.2021”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se i gjithë procesi do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat