Ky do të jetë vendim i ri për mbajtjen e dasmave

Lajme

Ky do të jetë vendim i ri për mbajtjen e dasmave

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:59
Ilustrim

Përhapja e pandemisë së Covid-19, ndikoi që ahengjet familjare të mos mbahen pasi që grumbullimi i shumë njerëzve konsiderohej rrezik për përhapjen e infeksionit.

Por, me uljen e numrit të rasteve, Qeveria e Kosovës ka lejuar nga dje lejimin e mbajtjes së dasmave.

Kryetar i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva, në një prononcim ka treguar se sot pritet që të dalin me një konferencë lidhur me informacionet më të reja rreth mbajtjes së dasmave.

Ai tha se sot pritet që të mbahet një konferencë e Ministrisë së Shëndetësisë, për manualin të cilin e kemi hartuar për mbajtjen e dasmave.

“Ne manualin e kemi hartu së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, kjo ka qenë kryesorja që me u dakordu për manualin, sa me qenë numri i dasmorëve, qysh me funksionu ato, kjo është ajo e ne këtu në parim jemi dakorduar dhe e kemi hartu. Ata priten sot eventualisht neve si Odë me na thirrë me dalë në konferencë të përbashkët ose ata vetë, pritet të merret vendimi i kësaj veprimtarie sot pasi që kemi dakordu për manualin kjo punë është e kryer”, tha Sogojeva.

Sogojeva tha se sipas manualit, orari i dasmave pritet që të ndryshon në fillimin e muajit korrik, ku mbajtja e dasmave do të lejohen të mbahen edhe pas orës 23:00.

“Orari është deri në 23:00 në fund të muajit qershor eventualisht në fillim të muajit korrik pritet një vendim tjetër ka gjasa që të shtyhet edhe dy orë”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat