Pacolli: Medalja olimpike e artë është përsëri e Kosovës

Lajme

Pacolli: Medalja olimpike e artë është përsëri e Kosovës

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 12:28
Behgjet Pacolli

Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në faqen e tij zyrtare në Facbook, ka shprehur urim dhe skuksese për Nora Gjakovë.

Nora tashmë është kualifikuar në finalë   në Lojërat Olimpike.

Ajo do të ndeshet kundër francezes Sara Leoni Cysique.

Pacolli është shumë aktiv në rrjetet sociale, poashtu edhe tani kur Kosova është duke u përfaqësuar në Lojërat Olimpike.

“Medalja olimpike e artë është përsëri e Kosovës! Urime Nora, urime Kosova!. Një fitore që na bën të gjithëve të lumtur në një ditë si kjo për vendin tonë.”- ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Vëllai i Nores, Akil, Gjakova  tashmë ka humbur edhe ndeshjen kundër Rustam Orujov nga Azerbajxhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat