Dështon protesta kundër Bregoviçit, dalin vetëm katër persona

Lajme

Dështon protesta kundër Bregoviçit, dalin vetëm katër persona

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:21
Pamje nga protesta

Dështon protesta e paralajmëruar në rrjetet sociale kundër Bregoviç, 3 vetë ndjekin organizatorin e saj Kujtim Gjuzi.

Thirrjes së ish deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore këtë të diel kundër këngëtarit të ftuar në Festën e Birrës, i janë bashkuar vetëm 3 persona.

Ata lëvizën përgjatë pedonales me një pankartë, ku shkruhej:

Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës, nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat