​Lotaria e Kosovës sërish në protestë

Lajme

​Lotaria e Kosovës sërish në protestë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër nga ora 11:00, do të protestojnë para Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale.

Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj, thuhet në njoftim.

Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat