Kush ishte zonja e parë e Prishtinës!?

Lajme

Kush ishte zonja e parë e Prishtinës!?

Nga: I. M. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:32
Gruaja me veshje kombëtare është Zonja e parë e Prishtinës, italiania Stella Velle

Historia e zonjave të para të kryeqytetit, të paktën pas luftës ka kaluar pa u vënë re apo pa i kushtuar shumë rëndësi.

Fitorja e Përparim Ramës, e zgjoi interesimin e publikut më shumë për zonjën e parë të Prishtinës, si një narracion i përgjithshëm për zonjën e parë të vendit, fakt që nuk është anashkaluar asnjëherë. Zonja e parë e Prishtinës është Ardiana Ahmeti, gruaja e Shpend Ahmetit. Ajo do pasohet nga bukuroshja e Përparim Ramës, zonja Kristalë Rama.

Kosova për herë të dytë e ka zotërinë e parë të shtetit, aktualisht këtë e mban Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit.

Në interesim për zonjën e parë të kryeqytetit, publicisti Bajram Mjeku, i njohur për sjelljen e margaritarëve të ngjashme para publikut, sot na e kujton se zonja e parë e Prishtinës ishte bashkëshortja e Hysen Prishtinës, prefektit të parë shqiptarë të Prishtinës, e cila ishte italiane.

Mjeku na e sjellë një foto të saj, dhe të dhënat elementare për të, përfshirë edhe për origjinën, jetëgjatësinë dhe se ku i mbylli sytë.

Në vijim teksti i Bajram Mjekut.

Zonja e parë e Prishtinës

Gruaja duke pozuar me veshje kombëtare është Zonja e parë e Prishtinës, italiania Stella Velle, e cila ishte bashkëshortja e Hysen Prishtinës, prefektit të parë të Prishtinës, i cili qeverisi me kryeqytetin gjatë viteve 1941-'44.

Zonja e parë u lind më 28 qershor të vitit 1910 në Avellino të Italisë dhe me profesion ishte mësuese.

Stella Velle jetoi plot 94 vjet dhe ndërroi jetë më 11 maj të vitit 2004 në Toronto të Kanadasë. Zonja e parë u varros pranë bashkëshortit të saj Hysenit, i cili ndërroi jetë më 14 qershor të vitit 1991.

Fotografia me Zonjën e parë është shkrepur në Prishtinë midis viteve 1941-'43.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat