​SBAShK-u gati për protestën e 4 dhjetorit

Lajme

​SBAShK-u gati për protestën e 4 dhjetorit

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:26
Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkimit të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka filluar përgatitjet për protestën e 4 dhjetorit për të shprehur pakënaqësinë për mos miratimin e ligjit të pagave dhe për implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive.

SBAShK nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar se ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillit të Prindërve për t’i informuar lidhur me situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të siç thonë ata të gatishmërisë për dialog të Qeverisë të fillohet me veprime sindikale.

“SBAShK ka publikuar vendimin nga takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve, që më 4 dhjetor të niset me veprime sindikale duke nisur me një protestë me numër të kufizuar të udhëheqësve e veprimtarëve sindikal dhe me përfaqësues të Këshillave të Prindërve. Në kuadër të këtyre përgatitjeve SBASHK-u ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillave prindërve duke filluar me Prishtinën. Në selinë e SBASHK-ut kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana kanë pritur kryetarin e Këshillit të prindërve Jeton Demi dhe anëtarët e kryesisë së Këshillit të prindërve të Prishtinës Nexhmi Hoxha dhe Besim Cakolli. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar Këshillin e prindërve për situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të gatishmërisë për dialog të Qeverisë të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë thënë se SBASHK po bën gjithë angazhimet e mundshme që çështja e Ligjit të pagave të zgjidhet drejt përmes dialogut dhe takimeve të sindikatave me përfaqësues të Qeverisë në mënyrë që të mos shkohet në grevë dhe prandaj ka ftuar përfaqësuesit e Këshillave të prindërve që të jenë bashkë me SBASHK-un në këto angazhime me shpresë se mesazhi i përbashkët do të kuptohet drejt nga Qeveria dhe do të nis zgjidhja e drejtë për ligjin e pagave. Nëse edhe këto angazhime nuk japin rezultatin e pritur, atëherë do të ndodhin grevat në tërë sistemin arsimor”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Sipas kësaj komunikate kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën, Jeton Demi, Nexhmi Hoxha e Besim Cakolli kanë shprehur përkrahjen për këresat e SBAShK-ut.

Kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën Jeton Demi bashkë Nexhmi Hoxhën e Besim Cakollin janë shprehur se përkrahin kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe shprehin respekt për përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog. Po ashtu kanë lavdëruar angazhimin për gjithë këtë përkushtim në mënyrë që të mos vije deri të grevat që paralizojnë tërë sistemin arsimor. Ata janë shprehur se do të debatojnë me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës për të qenë bashkë me 4 dhjetor në protestë me shpresën se Qeveria do të reflektojë dhe do të arrihet marrëveshje pa pasur nevojë për veprime të tjera”, përfundon komunikata e SBAShK.

Ndërsa gjatë kësaj te enjte, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) i ka bërë thirrje SBAShK-ut që të mos kërcënojë me protesta, por t’i kthehen dialogut me qeverinë për të gjetur një zgjidhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat