​26 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

Lajme

​26 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 08:38
​26 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

Sot bëhen 26 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.

Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e BiH në 51 për qind në territorin e Federatës së BiH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.

Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.

Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300-mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Agresioni u krye nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat