Gripi sezonal, kjo është mosha më e prekur

Lajme

Gripi sezonal, kjo është mosha më e prekur

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Ilustrim

Peqani për Front Online tregoi se brenda një dite po vaksinohen deri 700 persona.

“Vaksinimi kundër virusit të gripit kryhet në sallën “1 Tetori”, në komunën e Prishtinës. Numri i vaksinave të cilat kanë ardhë vetëm për komunën e Prishtinës kanë qenë 14 mijë, ku 5 mijë kanë qenë pediatrike, dhe diku 600 deri 700 pacientë janë vaksinuar brenda një dite”, deklaroi Peqani.

Gripi sezonal më së shumti po i prek fëmijët e të rinjtë.

Kështu thotë doktoresha Peqani.

“Mosha më e prekur nga ky grip sezonal janë moshat shkollore, sidomos fëmijët e shkollës fillore, shkollës mesme, studentët, me siguri për shkak të frekuentimit të madh të nxënësve në një klasë, kështu kryesisht i ka ataku moshat më të reja”, thekson ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat