Një fshat i komunës së Vushtrrisë, ka marr një vendim kundër KEDS-it.
Kryetari i fshatit Brusnik, Zekri Muzaqi ka njoftuar se së bashku me këshillin e këtij fshati nga sot nuk do të lejojnë punëtorët e KEDS-it që t’i lexojnë orët elektrike.
Ky vendim ka ardhe si pasojë e dëmeve të mëdha në pajisje elektrike që po shkakton rrjeti i dobët i këtij fshati.
Njoftimi i plotë:
I lajmërojmë të gjithë banorët e fshatit Bursnik, se Këshilli i fshatit në bashkëpunim me banorët e lagjës Muzaqi dhe Shaqiri marrin këtë vendim:
Të dy lagjët nuk do t’i pranojnë punëtorët e KEDS-it që mos t’i lexojnë njehësorët e orave të rrymës elektrike, për shkakun se, rrjeti i dy lagjeve është i shaktërruar po thuasje totalisht.
Javën e kaluar ka pas dëme të mëdha tek pajisjet e të dy lagjeve përshkak të djegjes së rrjetit energjetik.
Shumë familje u janë dëmtuar pajisjet e rrymës elektrike, dhe për këtë është e njoftuar zyra përkatëse e KEDS-it në Vushtrri.
Kërkesat e tona, janë bërë shumë vite më parë, edhe përmes peticionit kemi kërkuar rregullimin e shtyllave eletktrike, përshkak të cilave po djeget rrjeti dhe po dëmtohen qytetarët.
Ky vendim do të jetë në fuqi, derisa KEDS-i të na kthej përgjigje, për të cilën kemi kërkuar me vite të tëra.
Me respekt,
Kryetari i fshatit Zekri Muzaqi së bashku me anëtarët e Këshillit të fshatit Brusnik
Faleminderit!