Ndizet alarmi në BQK

Lajme

Ndizet alarmi në BQK

Më: 11 janar 2022 Në ora: 08:49
Pamje nga video

Mbrëmë është raportuar se Banka Qendrore e Kosovës është rrethuar nga forca të shumta të Policisë.

E arsye për këtë duket se ka qenë ndezja e alarmit në objektin e këtij institucioni.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës Kushtrim Ahmeti, tha se arsyet e ndezjes së alarmit janë teknike.

“Arsyeja e ndezjes së alarmit ka mundur të jetë teknike. Ka pas mundësi me pas rrjedhje të ujit dikund, ka pasur mundësi të ketë mbetur ndonjë dritare hapur. Kur erdha unë gjithçka ishte qetë, nuk është se ka pasur diçka”.

Video e publikuar nga gazetari i RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat