Policia e arreston një kameraman

Lajme

Policia e arreston një kameraman

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin e Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar “Live” ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding” në Suharekë.

Sipas gazetares e cila e poashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës. “Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj, por pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar me forcë dhe e kanë futur në veturë.

Sipas disa informatave, ai po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Suharekë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës, me vendim të AKP-së, ka ndërhyrë për të marrë nën administrim ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, pasi nuk ka përmbushur kushtet e privatizimit të ish-ndërmarrjes shoqërore “NBI Suhareka”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat