Agim Veliu, i pranishëm në derbin e madh italian

Lajme

Agim Veliu, i pranishëm në derbin e madh italian

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 21:59
Agim Veliu ishte i pranishëm në derbin e madh italian që u zhvillua sot mes Interit dhe Milanit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ishte i pranishëm në derbin e madh italian që u zhvillua sot mes Interit dhe Milanit.

“Derby della Madonnina” u fitua nga Milani me përmbysje 1:2, që në këtë formë rrit gjasat në maksimum për titullin e kampionit.

Perisic kaloi Interin në epërsi, kurse Giroud me dy gola për tre minuta në pjesën e dytë i dha fitoren kuqezinjve.

Në mesin e shumë shikuesve në “San Siro” ishte edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu.

Agim Veliu së fundmi e ka paraqitur vetën si kryetar të Degës së LDK-së në Podujevë. Diçka të tillë e mohoi kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Më pak se dy javë nga ky kjo përleshje verbale në mes të Veliut dhe Hysenit, LDK-ja organizoi zgjedhje të brendshme në Podujevë. Kuvendi që zgjodhi kryetarin e LDK-së, sipas Veliut ishte në kundërshtim me statutin e partisë. Kjo ishte edhe arsyeja pse Veliu refuzoi të marrë pjesë.

E kryetar i LDK-së në Podujevë u zgjodh Ekrem Hyseni me 74 vota pro dhe një abstenim.

“Me 74 vota pro dhe nje abstenim Dr. Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK – Podujevë. Urime”, kanë bërë të ditur nga dega e LDK-së në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat