Hapen terminet për viza në Ambasadën Gjermane

Lajme

Hapen terminet për viza në Ambasadën Gjermane

Më: 4 prill 2022 Në ora: 10:41
Ilustrim



Është hapur afati për terminë të reja për vizë gjermane. Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet sot në ora 14:00.

“Lista e regjistrimeve për termine për periudhën prill deri në fillim të muajit maj është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

E për shkak të kërkesave të larta për caktim të terminëve, ambasada vendosi rregullin e ri për terminë. Në dhjetor të 2021-ës, u vendos që terminet të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.

Informata më të hollësishme mund të gjeni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat