Sinani: Puçistët po e demantojnë veten

Lajme

Sinani: Puçistët po e demantojnë veten

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:15
Ardita Sinani

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka quajtur “puç” shkarkimin e saj nga pozita e së parës së këtij qyteti.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, dhe kryetari i ri i Preshevës, Shqiprim Arifi, janë duke e demantuar veten, sipas saj, kjo për shkak se nuk janë duke Kosovës dhe Shqipërisë për shkarkimin e saj.

“Si arsyetim për puçin e tyre ndaj Komunës së Preshevës, Samia dhe Shqiprimi po thonë: ‘Mosrespektimi i Marrëveshjes së Tiranës 2020’. Si arsyetim pse nuk iu përgjigjen tash Tiranës dhe Prishtinës për puçin e tyre ndaj Komunës së Preshevës, Samia dhe Shqiprimi po thonë: ‘Vendosim vet'”.

“Në fakt, me vetëdemantimin e tyre, Samia dhe Shqiprimi po dëshmojnë se:

– Nuk ishin te Tirana dhe Prishtina.

– Nuk vendosën vet”, ka thënë Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat