“Dita e Dëshmorëve” në Podujevë shënohet me plot aktivitete

Lajme

“Dita e Dëshmorëve” në Podujevë shënohet me plot aktivitete

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:17
foto ilustrim

Në Penuh të Podujevës kanë filluar homazhet te varrezat e dëshmorëve me rastin e 5 majit që është “Dita e Dëshmorëve”.

Me këtë rast do të bëhet edhe hapja e spitalit muze.

Në këtë aktivitet po merr pjesë kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi me bashkëpunëtorë, ish-komandanti Rrustem Mustafa, familjarë të dëshmorëve dhe ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për nder të kësaj dite gjatë të enjtes do të zhvillohen një varg aktivitetesh si dhurimi i gjakut në sheshin e Podujevës, mbjellja e 2000 drunjve në Sylevicë, ekspozitë me fotografi të dëshmorëve, koncert folklorik dhe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat