​Dita e Liqenit të Ohrit

Lajme

​Dita e Liqenit të Ohrit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit - Struga, Ohri dhe Pogradeci.

Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit.

Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra.

Por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat